Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka dalë në mbrojtje të shefes së ONM, Genoveva Ruzi Calavera dhe ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Varhelyi deklaron se akuzat ndaj Calaveras janë të pabaza dhe ai i shpreh publikisht besimin e plotë asaj dhe ambasadorit Soreca.

Varhelyi paralajmëron se Reforma në Drejtësi dhe Vettingu s’mund të ndalohen apo ngadalësohen pavarësisht presionit.

Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë tek stafi im dhe i qëndroj pranë Drejtores për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë.

Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të nxirret nga shinat apo të ngadalësohet, pavarësisht presionit”– shkruan ai.