Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Kurbin. Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Laç-Patok.

Viktimë ka mbetur një 22-vjeçar, i cili ishte duke ushëtuar me mjetin e tij “Opel”, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

22-vjeçari R.Z. mësohet se ka humbur jetën në vend. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia ende nuk ka dhënë informacion se cili mund të jetë shkaku kryesor i aksidentit.