Mediat serbe shkruajnë se biznesmeni shqiptar në kërkim, Rezart Taçi, i akuzuar për pastrim parash në vlerën e dhjetëra miliona eurove, ka përmendur presidentin malazez Milo Gjukanoviç në rastin e pagesave të dyshimta që po hetohen nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

Tanjug citon portalin malazez RTCG, të pohojë se Taçi ka bashkuar forcat me një grup shtetasish italianë për të transferuar rreth 20 milionë euro në Alfa Bank në Tiranë, në mënyrë që ato të mos bllokoheshin nga policia italiane.

RTCG citon transkriptet e bisedave të përgjuara të Taçit, e thekson se biznesmeni ka ndërhyrë edhe te Gjukanoviç për pastrimin e parave.

RTCG kërkoi një koment nga presidenca malazeze, por nuk ka marrë përgjigje.

“A e njeh Gjukanoviç Rezart Thaçin dhe a kanë diskutuar ndonjëherë për transfertat e parave përmes ndonjë banke tregtare në Mal të Zi, përfshirë Bankën e Parë vendase, ku presidenti është aksioner”, ishte pyetja e bërë.

Ndërkohë, zyra e zv.kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic deklaroi se “Sektori i sigurisë do të veprojë sipas ligjit dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të hetimit”.

“Në punën e shërbimeve të sigurisë nuk ka asnjë përzgjedhje dhe çdo qytetar trajtohet në të njëjtën mënyrë. Është e rëndësishme të theksohet se Njësia e Inteligjencës Financiare “Krimi financiar, si dhe Këshilli Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit të Lartë.

Për ne nuk ka të paprekshëm. Qëllimi ynë është të ketë një qasje sa më të gjerë të drejtësisë. Shpresojmë gjithashtu që Prokuroria të ndjekë këtë shembull dhe të reagojë në mënyrë aktive”, thuhet në deklaratë.