Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur vendimin e Kryetarit Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

“Vendimi i vështirë që mori kryetari Lulzim Basha dje meriton respekt. Ky vendim tregon se ashtu si 30 vite më parë, në momentet kritike të historisë shqiptare, Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e shkuara, në mënyrë që të ndërtojë të ardhmen, të ndihmojë Shqipërinë të ecë para.

Amerika ka një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike, që prej krijimit të saj dhe ne presim të punojmë afër tashmë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA- Shqipëri”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës në Twitter.