Vetëm dy raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid-19 dy qytetarë, në Tiranë dhe në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.