Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Viktima është me inicialet Xh. I. dhe sipas dyshimeve të para, ai është vetëvrarë. Ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes por nuk bëri të ditura më shumë detaje.

Ai ndodhej me mision paqeruajtës në provincen e Heratit. Sakaq, ende nuk dihen rrethanat si ndërroi jetë ushtari shqiptar në Afganistan, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.

Ushtari që vdiq sonte është i dyti shqiptar që ndërron jetë në mision në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u ekzekutua kapiten Feti Vogli pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit.