Dje ndodhi një tjetër incident në Elbasan, ku protagonistë ishin politikani Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca.

Një video tregon momentin e nderhyrjes se truprojave pasi Boçi dhe Luca janë përplasur fizikisht në një lokal në zonën e Labinotit në Elbasan.

Një nga kamerat e sigurisë jashtë lokalit ka filmuar momentin kur biznesmeni debaton me politikanin e opozitës i cili është së bashku me shoqëruesit e tij.

Pas përplasjes fizike dhe verbale, Luçiano Boçi deklaroi se Luca e kishte kërcënuar me jetë, të cilin e denoncoi në Prokurori.

Akuza bëri edhe biznesmeni i cili tha se e kishin provokuar dhe i kishin vjedhur edhe telefonin.

Përplasja ndodh pak ditë pasi në Elbasan militantë të opozitës dhe të qeverisë u shanë dhe përleshën mes tyre në Ditën e Verës.