Moti i keq ka përfshirë jugun e vendit ditën e sotme.

Mësohet se era e fortë dhe stuhia e krijuar ka bërë që të boshatisen plazhet.

Siç shihen edhe nga pamjet e siguruara nga vala-news.com, stuhia e mëngjesit të sotëm në Dhërmi  ka qenë e frikshme pasi është shoqëruar dhe me vetëtima.

Kjo ka bërë që shumë turistëve, t’i ndryshojnë  edhe planet për pushime.

Është bërë me dije se edhe në ditët në vijim moti në Shqipëri do të jetë me reshje dhe erë të fortë.