Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës.

Për këtë është deshur raundi  trete i votimeve pasi në dy të parat ajo nuk mundi të merrte votat e nevojshme.

Në raundin e tretë Osmani mori 71 vota nga 61 që i duheshin mes 82 deputetëve që morën pjesë në votim.

Duhet thënë se ndryshe nga raundi i dytë ku kandidati tjetër Nasuf Bejta mori katër vota, në raundin e tretë nuk mori asnjë të tillë. Numri i fletëve të votimit në raundin e tretë ishte i njëjtë me atë të raundit të dytë, 11 të tilla.

Më herët kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar opozitën se në rast moszgjedhjeje të Vjosa Osmanit si presidente, vendi do shkonte sërish në zgjedhje pas atyre të 14 shkurtit.