Muajt ​​e fundit është përfolur shumë për flirtin e mundshëm mes aktores Mariasole Pollios dhe Duran Vlahovic, ish-lojtar i Fiorentinës dhe blerje e bujshme e Juventusit në merkaton e janarit. Disa muaj më parë, Mariasole postoi një bisedë në Whatsapp, ku shkruhej: “Ti tashmë ke një vend pranë meje. Unë mendoj për ty çdo ditë. Çfarë historie, historia jonë! Diamanti im!”

Në një foto që u shfaq në Instagramin e aktores italiane, Mariasole postoi “emoji” e zemrës dhe diamantit. Edhe Vlahovic përdori të njëjtin simbol për të falënderuar ndjekësit e tij, për mesazhet përshëndetëse në ditëlindjen e tij. Mes komenteve edhe urimeve, nuk munguan as ato të influencueses: një diamant dhe një zemër. Pak të dhëna dhe asnjë konfirmim apo mohim nga ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt.

Por e përjavshmja “Chi” shkruan se marrëdhënia mes të dyve, ka marrë fund:

“Sulmuesi ka vendosur të fokusohet te futbolli dhe ekipi i tij të ri. Kjo është arsyeja pse ndërpreu marrëdhënien me influencuesen Mariasole Pollio”. Gjithashtu, në këtë rast nuk ka ardhur asnjë konfirmim apo mohim nga Vlahovic dhe Mariasole.

Në rrjetet sociale, futbollisti së fundi ka publikuar vetëm foto me fanellën numër 7 të Juventusit, ndërsa influencuesja ka qenë shumë e zënë mes Sanremos, Milanos dhe Sankt Moritz, ku ndodhet për shkak të angazhimeve në punë.