Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi në një intervistë për emisionin “Frontline” ka deklaruar se qeveria ka vjedhur edhe në kohë pandemie.

Me 34 mjekë që kanë humbur jetën nga Covidi sipas Vokshit do të thotë që qeveria i ka lanë ata ë mëshirë të fatit.

Nëse është ditë apo natë, mjafton të shikojmë shifrat e pandemisë. Pandemia ishte testi i vërtetë i shëndetësisë. Keq-menaxhimi i pandemisë ka bërë që Shqipëria të jetë ndër vendet e fundit në botë për vaksinimin. Mjafton të shohim sa është pozitiviteti, që ka qenë deri 30 përqind kohët e fundit. Qeveria Rama mashtron.

Tetë vjet shqiptarët janë lodhur me mashtrimet e kryeministrit. Ne kemi nivele shumë të larta të pozitivitetit. Qeveria Rama ka vjedhur edhe në kohë pandemie, siç nuk ka ndodhur kudo në botë. E dini se 34 mjekë kanë humbur jetën nga Covidi, kjo do të thotë se qeveria i la në mëshirë të fatit. Jemi mësuar me mashtrime, Ramës nuk i beson më kush”, u shpreh Vokshi.