Gazetari i Fax News, Elvis Myrta, ka siguruar dosjen e prokurorisë së Vlorës për arrestimin e Alfred Belerit, ku thuhet e zeza në të bardhë se vetë kandidati i zgjedhur për kryebashkiak në Himarë nuk ka dhënë vetë në mënyrë direkte para.

Është Pandeli Kokaveshi ai që ka blerë votat në emër të Belerit, ku ka dhënë 50 euro për çdo person. Shtetasi A.R është personi i infiltruar nga prokuroria, i cili ka premtuar ndaj shtabit elektoral të Belerit, se do të siguronte 13 vota.

Sipas prokurorisë është Kokaveshi ai që i ka dhënë paratë personi të infiltruar në ambientet e banjës së lokalit në pronësi të Belerit.

Paratë i janë dhënë për 8 persona nga lista me 13, për shkak se sipas shtabit të Belerit për 5 persona ishin dhënë paratë më herët.