Burg përjetë ka dhënë këtë të enjte Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për Efthymiou Efthymious, i cili në Janar të 2018-s ekzekutoi me armë zjarri Devi Kasmin në Tiranë.

Për bashkëpunëtorin e tij në krim, Elton Halipajn, GJKKO dha dënimin me 33 vjet heqje lirie.

41-vjeçari Devi Kasmi u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 29 Janarit, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në kryeqytet.

Pak ditë pas ngjarjes, policia arrestoi ish-efektivin e Forcave Speciale të Policisë Greke, 43-vjeçarin Efthymiou Efthymious, i dyshuar si ekzekutor me pagesë.