Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, komshiu i viktimës, tha se ai ishte përdorues i alkoolit, bashkëshortja me probleme mendore dhe vajza në depresion.

Ata kishin probleme ekonomike dhe jetonin me një ndihmë prej 6 mijë lekësh të reja.

“Nuk e dimë se si ndodhi por dëgjuam zhurmë, dolëm jashtë pamë që dera ishte e mbyllur, nuk hymë dot dhe telefonuam policinë, ora ka qenë 10 pa pak dhe në 10 e gjysmë erdhi policia. E kemi komshi, ka qenë përdorues alkooli në masë, bashkëshortja me probleme mendore, vajza në depresion për gjendjen ekonomike mblidhen të gjitha ato. Energjinë elektrike ia patëm lidh para pak ditësh, e shkatërruan nga gjendja mendore, shteti ka dhënë ndihmë ekonomike 60 mijë lekë ata nuk kanë qenë kuruar me ilaçe. Ai ishte godit me sende në kokë, me dru ose tullë, se kanë qenë mbrëmë prokurori. Gjysmë ore ka nejt i vdekur”, tha komshiu.