Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnje, ku një 62-vjeçar mbeti i vrarë ndërsa u plagos rëndë djali i tij.

Krimi ndodhi në fshatin Fier i ri, rreth mesnatës kur shtetasi S.Sh. qëlloi me armë 62-vjeçar R.Q. në lokalin e këtij të fundit. Plumbave nuk i shpëtoi dhe djali i viktimës, K.Q. i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë shkuan në vendngjarje dhe falë punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.