Gazeta amerikane “Washington Examiner” sjell sot një shkrim të gazetarit John Schindler, që ka raportuar edhe më herët për aferën mes Edi Ramës dhe agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Gazetari thekson se afera McGonigal duket se do groposë politikisht Ramën.

Madje ai shton se SHBA po heton jo vetëm Edi Ramën, por edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn në këtë drejtim dhe, për këtë, administrata e presidentit Joe Biden është gati të shkëpusë lidhjet me Ramën.

“Nga burime të qeverisë amerikane kam kuptuar se komuniteti i inteligjencës, i cili ka vite që ka njohur lidhjet e dyshimta të narkotrafikut të qeverisë Rama, posedon dosje të trasha sekrete që tregojnë këtë histori të pakëndshme.

Pëshpërimat nga Departamenti i Drejtësisë thonë se po hetohen lidhjet me Shqipërinë deri në nivelet më të larta.

Por ky hetim nuk synon vetëm Ramën. Departamenti i Drejtësisë thuhet se po shqyrton edhe socialistët kryesorë, përfshirë Erion Veliajn, kryebashkiak i kryeqytetit të vendit dhe një aleat i ngushtë i Ramës.

Lidhjet me reputacion të Veliajt me krimin e organizuar ndërkombëtar, lidhjet me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, janë raportuar, kështu që nuk është e habitshme që ai po vihet nën vëzhgimin e Uashingtonit.

Në një mënyrë tipike ballkanike, disa politikanë shqiptarë pretendojnë se Veliaj, duke nuhatur gjakun në ujë dhe duke e parë veten si pasaardhës të kryeministrit, po ndihmon fushatën e shtypit kundër Ramës.

Pavarësisht kësaj, skandali i McGonigal ka ndryshuar lojën në Shqipëri. Për një dekadë, Edi Rama ka shpëtuar duke e kthyer vendin e tij, aleat të NATO-s dhe SHBA, në një narkoshtet në Europë.

Duket se administrata e Biden më në fund është mbushur nga kjo marrëveshje e neveritshme. Do të dimë më shumë pas zgjedhjeve në Shqipëri pas dy javësh” – shkruan “Washington Examiner”.