Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, tha se institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri, funksionojnë në mënyrë kuptimplotë.

“Të gjithë e dinim që reforma nuk do të ishte e lehtë apo perfekte, por ajo po ecën përpara, hap pas hapi. Tani po fillojmë të shohim rezultatet e prekshme për popullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë i punës suaj të përditshme. Sepse në fund të fundit, drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet t’u shërbejë popullit”, tha Kim në fjalën e saj në një ceremoni të zhvilluar në Polin e Drejtësisë.

“Reforma ka ecur shumë, por ka ende shumë për të bërë për të përmbushen pritshmëritë e publikut dhe që Shqipërinë të mbetet e vendosur në rrugën drejt pranimit në BE. Kemi pasur biseda të vështira, por shpresoj që ta dini që këto kanë ardhur nga një miq. Tani është koha që të tregoni se dhimbja e reformës në drejtësi po i tregon frytet e veta, dhe të mos ndikoheni nga interesat partiake apo individuale”.