Zbardhen emrat e 25 kandidatëve për ngritjen e KQZ-së së re e cila ka 12 anëtarë.

Për pozicionin e komisionerit kanë aplikuar Irsa Ruçi, Halil Hyseni, Lefterije Lleshi, Hysen Osmanaj, Arben Xhiku dhe Haki Mustafa. Ky pozicion i përket PS dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë në fakt nga opozita dhe duket se kanë pak shanse të zgjidhen.

Arben Xhiku, Haki Mustafa dhe Hysen Osmanaj janë në garë edhe për postin e zv/komisionerit që i përket PD.

Tek Komisioni Rregullator kanë shprehur interes Irsa Ruçi, Agim Paskali, Hysen Osmanaj, Lefeterije Lleshi, Odeta Berberi, Arens Çela, Anjeza Dajzmaili, Spiro Maliqi, Naim Mecalla, Durim Grabova, Arben Xhiku, Theodhori Sallaku, Haki Mustafa dhe Lindita Tako.

Nga 5 anëtarët e këtij organi, tre i zgjedh PS, një PD dhe një LSI.

Ndërsa për KAS kanë shprehu interes Agim Paskali, Hysen Osmanaj, Ledio Braho, Lefterije Lleshi, Arens Çela, Spiro Maliqi, Redinela Beqiraj, Durim Grabova, Farie Osmani, Theodhori Sallaku, Eldrina Karafili, Arben Isaraj dhe Lindita Tako.

Emri i ish-deputetit dhe zv.Ministrit te Drejtësisë Arben Isaraj spikat midis kandidatëve të tjerë për KAS. Ata kanë dorëzuar aplikimin e tyre në Kuvend. Nga 5 anëtarët e këtij organi, 3 i zgjedh PS, 1 PD dhe 1 LSI.

Ndërkaq disa kandidatë kanë aplikuar për të gjitha pozicionet si Lealba Pelinku aktualisht drejton departamentin e anti-korrupsionit në PD, Odeta Seferaj, Kamerjon Salillari dhe Ardian Myslimaj.