Pas 23 vitesh, autoritetet hetimore kanë mundur të zbardhin vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë në vitin 1998.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë identifikuar autorin e vrasjes së dyfishtë. Ai është 47-vjeçari me iniciale G.S., i cili është shpallur në kërkim.

Ndaj tij, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg në mungesë për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 23 vite më parë, 47-vjeçari vrau me armë vëllezërit B.H. dhe E.H., në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.