Një parcelë e kultivuar me bime narkotike kanabis është zbuluar në fshatin Vallas të Shkodrës. Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke e shkatërruar dhe kanë arrestuar 6 persona.

Të arrestuarit janë A. T.,28 vjeç, B. R. 26 vjeç, H. M. 51 vjeç, L. Ç. 34 vjeçe, A. U. 48 vjeç dhe D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.

Gjithashtu 8 persona të tjerë u identifikuan si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpallën në kërkim.

Ata janë A. S. 34 vjeç, A. P., 38 vjeç, S. B., 35 vjeç, B. L., 21 vjeç, dhe kushërinjtë E. S. 20 vjeç dhe I. D., 26 vjeç, S. D., 34 vjeç, dhe A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër.

Ndërsa në shtëpinë e të arrestuarit A.T. 28 vjeç u gjetën 246 kg kanabis. Gjithashtu u sekuestruan një automjet dhe 11 celularë.

Ndërsa parcela me kanabis ishte kultivuar pranë banesës të 28-vjeçarit.