Kryeminsitri Rama ka provokuar rëndë Beogradin, pasi krejt papritur, në kulmin e përplasjes së pushtetit serb me atë malazez, ka ftuar elektoratin e fqinit verior, për më tepër në gjuhën e tij, që të votojë Milon (Gjukanoviçin).

“Nuk do e bëja këtë nëse nuk do e ndeja thellësisht lidhjen e veçantë midis dy vendeve vëllazërore, partive tona simotra, dhe e them për të gjithë ju nga ana ime dhe e Milo Gjukanovic, për rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin, mbi vendimin që malazezët duhet të marrin në ditët që vijojnë.

Do doja të flisja në gjuhën tuaj por di shumë pak, dua të falenderoj Milon që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ajo që Milo ka bërë duhet të bëjë krenar çdo qytetar malazez, dhe t’i bëjë prindërit të ndihen të sigurt për fëmijët e tyre. Ai ka dhënë kontributin e çmuar për Malin e Zi në rrugën evropiane. Mos bëni gati të bëni hapa prapa.

Këto zgjedhje janë vendimtare për Malin e Zi. Nuk ka asnjë sot që ta çojë Malin e Zi përpara si Milo që e ka shpëtuar shumë herë. Votojeni që të vazhdojë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi të lulëzojë. Zoti bekoftë Malin e Zi në çdo hap”, u shpreh Rama në një videomesazh në prag të zgjedhjeve të së dielës.

Më herët, ishte presidenti Thaçi ai që ftoi shqiptarët e Malit të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje.

“U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.