Prej 10 ditësh rezulton i zhdukur në Shqipëri, biznesmeni italian Davide Pecorelli.

Dyshohet se biznesmeni mund të jetë ekzektuar dhe më pas djegur brenda automjetit që kishte marrë me qira.

Mësohet se makina tip ‘Skoda Fabia’ me të cilën lëviste biznesmeni, u gjet e djegur në aksin Gjegjan-Reps në Pukë në rrethana ende të paqarta.

Policia ka vërtetuar lëvizjet pasi mjeti ka qenë i pajisur me GPS.

Ndërkohë në automjetin e gjetur të djegur janë gjetur sende personale të biznesmenit italian, ndërkohë që deklarimi i është marrë edhe bashkëshortes se tij.

Alarmi për zhdukjen e tij u dha nga mediat italiane.