Pesëdhjetë vjet më parë – më 26 korrik 1970 – ndodhi martesa më e famshme muzikore: Al Bano Carrisi u martua me Romina Poëer, vajzën e aktorit Tyrone Poëer. Më pak se tre dekada më vonë (1999), çifti u divorcua, jo për shkak të mungesës së dashurisë, por vetëm për shkak të dhimbjes për vajzën e tyre të humbur Ylenija.

Në janar 1994, Ylenia Carrisi, e bija e Al Bano Carrisi dhe Romina Power, udhëtoi nga Italia drejt New Orleans. Çdo gjurmë e saj humbet atje. Dëshmitarë pretendojnë se e kanë parë Ylenia-n, por nuk ka prova konkrete.

Një baba me zemër të rënduar, e shpalli të bijën të vdekur në vitin 2014, ndërsa Romina kurrë nuk hoqi dorë nga shpresa për ta parë përsëri vajzën e saj.

Zhdukja e vajzës ftohu aq shumë marrëdhëniet mes bashkëshortëve të famshëm, sa nuk komunikuan prej vitesh, por që prej vitit 2013 ata kanë performuar përsëri së bashku. Kjo, së bashku me lajmet se Al Bano nuk është më afër me gruan e tij të re Loredana – ka ngritur spekulimet për restaurimin e martesës më të famshme muzikore. Megjithatë…

“Unë jam me Loredana-n. Romina është një gjë e së kaluarës!”, u citua Al Bano të thoshte për revistën gjermane “Woche Heute”.

Kujtojmë se çifti në fjalë, veç pëlqyeshmërisë për muzikën e tyre, kanë qenë ndër në tëpreferuarit ndër shqiptarë në ato vite, për faktin se Al Bano, mbante emrin për nder të Shqipërisë, vënë nga babai i tij, i cili kishte qenë ushtar në Shqipëri gjatë viteve të luftës.

Kjo bëri që në fund të viteve ’80, Al Bano e Romina të jepnin një koncert në “Qemal Stafa”, që do ishte dhe sinjali i parë i hapjes së Shqipërisë me botën.

“Felicita”, ishte ndër hitet më të famshme të tyre.