Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi vetëm në një qark pavarësisht se Kodi Zgjedhor ia lejonte që ta bëntë ketë edhe në disa qarqe të tjera.

Z. Basha siguroi në total si vota preferenciale 16 186 vota, duke qenë kandidati më i votuar për PD-në në Qarkun e Tiranës. Pas tij, më i preferuari nga votuesit demokratë ishte kandidati Agron Shehaj, i cili rezultoi me 13852 vota.

Nga 5 bashki që përbëhet Qarku i Tiranës, z. Basha ka marrë pjesën dërrmuese të votave në Bashkinë e Tiranës, pasi bëhet fjalë për 13476 vota.

Në Bashkinë Vlorë, z. Basha rezulton me vetëm 378 vota. Në këtë zonë, kandidati më i votuar nga lista e koalicionit të PD është kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu me 554 vota. Pas tij, kandidati më me shumë vota është ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili ka marrë 430 vota.

Në Bashkinë Rrogozhinë, z. Basha ka dalë me 178 vota në total. Kandidati më i votuar është Grida Duma, e cila ka marrë 1393 vota. I dyti është Fatmir Mediu me 340 vota.

Në Bashkinë Kavajë, e njohur si zonë e djathtë, kreu i PD ka marrë 456 vota. Kandidatët më të votuar janë Grida Duma me 3908 voa dhe këshilltari i Bashës për ekonominë. Dorian Teliti, i cili ka marrë 456 vota.

Në Bashkinë Kamëz, Lulzim Basha ka marrë 1698 vota. Më të votuarit janë Flamur Noka me 4133 vota, Asllan Dogjani me 2554 vota, Petrit Doda me 2199 vota dhe Korab Lita me 1677 vota.

Votat preferenciale për Lulzim Bashën

Qarku i Tiranës               16186 vota

Bashkia e Tiranës                13476 vota

Bashkia Kamëz                    1698 vota

Bashkia Kavajë                     456 vota

Bashkia Rrogozhinë             178 vota

Bashkia Vorë                       378 vota