Lajmi i mirë se Shqipëria është në një situatë epidemiologjike të kontrolluar për sa i përket përhapjes së infeksionit Sars Cov2, është konfirmuar ditën e djeshme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve Anti-covid.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me Covid-19.

“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar.

Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini.