17 qytetarë të prekur me Covid-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë thotë se ata janë të moshës 53 deri në 85 vjeç.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”

Rastet e reja- Përsa i përket numrit të rasteve të reja, ministria tha se gjatë 24 orëve të fundit u diagnostikuan 683 persona të prekur nga 2,708 testime – rreth 1,300 teste më pak se mesatarja e periudhës janar-shkurt që kishte rreth 4,100 testime në ditë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër, 11 raste në Kurbin, Kamëz, 10 raste në Durrës, Fier, Peqin, 9 raste në Krujë, Kukës, 8 raste në Delvinë, 7 raste në Gramsh, Vorë, 5 raste në Korçë,  Memaliaj, 4 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Maliq, 2 raste në Devoll, Has, Rrogozhinë, Përmet, Divjakë, Belsh, Bulqizë, Skrapar, Cërrik, Libohovë, Konispol, 1 rast në Mat, Selenicë, Dibër, Himarë, Poliçan”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 697 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë.

Vaksinimi– Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,275 vaksinime.