🎊 Moment i rëndësishëm për Shoqatën Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALR): doli numri 20 i revistës tremujore kulturore-shkencore “Albanica”, numër përvjetor, i cili shënon mbi 5 vjet punë në përgatitjen dhe botimin e qindra studimeve, artikujve dhe teksteve letrare, duke realizuar rreth 5000 faqe mbi shkencat albanologjike, mbi marrëdhëniet rumuno-shqiptare në shumë lëmi. Revista del në gjuhën rumune dhe ka një përmbledhje në gjuhën shqipe.
📚 Numri 20 i revistës përfshin një përzgjedhje të teksteve që janë botuar në faqet e 19 numrave të revistës. Autorë të materialeve shkencorë apo të teksteve letrare janë studiues rumunë dhe shqiptarë, bashkëkohorë apo të traditës, emra të rëndësishëm të letërsisë rumune dhe shqiptare, por dhe autorë të huaj që kanë shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët si: Nicolae Iorga, Faik Konitza, Paul H. Stahl, Simon Sebag Montefiore, Liviu Lungu, Marius Chelaru, Eqrem Çabej, Gr. Brâncuș, Radu-Cosmin Săvulescu, Ismail Kadare, Ernesto Sabato, Visar Zhiti, Gjon Mili, Stefan Zweig, Luan Topciu, Mihai Eminescu, Lasgush Poradeci, Migjeni, Lucian Blaga, Maica Tereza, Nicolae Labiș, Fatos Arapi, Marin Sorescu, Martin Camaj, Nichita Stănescu, Cezar Ivănescu, Bardhyl Londo, Visar Zhiti , Ana Blandiana, Luljeta Lleshnaku, Octavian Soviany, Ilirian Zhupa, Xhevdet Bajraj, Linda Maria Baros, Victor Eftimiu, Gisèle Vanhese, Adrian Lesenciuc, Luan Starova.
Po ashtu gjejmë ilustrime nga piktorë shqiptarë dhe rumunë: Ibrahim Kodra, Abdurrahim Buza, Corneliu Baba, Francisc Șirato, Marcel Iancu, Gjelosh Gjokaj, Omer Kaleshi, Ioan Atanasiu Delamare, Marcel Chirnoagă, Naxhi Bakalli, Dan Erceanu, Gentian Zeka, Aurel Acasandrei, Anastas Kostandini, Petru Aruștei etj.
👥 Drejtori i revistës është albanologu, Dr. Radu-Cosmin Săvulescu (kryetar i ALAR-it), Kryeredaktor i saj është Dr. Luan Topciu (Koordinator i Qendrës Kulturore Shqiptare të ALAR-it), Dr. Liviu Lungu (zëvendës kryeredaktor); Sekretare e redaksisë: Clara Aruștei. Në kolegjiumin e redaksisë bëjnë pjesë Dr. Erion Piciri (Shqipëri), Dr. Gustavo-Adolfo Loria-Rivel, Dr. Renata Melonashi, Dr. Daniela Stoica (Shqipëri) dhe Dr. Neli Naço (Shqipëri).
Botimi i revistës është bërë i mundur me mbështetjen e Qeverisë së Rumanisë, dhënë organizatave të qytetarëve që u përkasin pakicave kombëtare.
🏛 Në periudhën e ardhshme ALAR do të organizojë një event festiv, kushtuar botimit të numrit të 20-të të revistës “Albanica”. Promovimi do të zhvillohet në Bukuresht, detajet do të bëhen të ditura në kanalet e komunikimit të organizatës.