E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë astrologia Meri Shehu e cila si çdo muaj ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit dhe renditjen e tyre sipas fatit që do kenë gjatë muajit Shkurt.

12- Bricjapi

Gjithë muajin Shkurt do kenë problematikat e tyre ekonomike. Disa Bricjapë që kanë filluar marrëveshje ekonomike në Janar ose tashmë thirren ta rishikojnë dhe një herë. Duhet të jenë të kujdesshëm, disa çështje ekonomike shkojnë mbrapa derisa t’u hapet situate e re. Megjithatë me Hënën e Re në Ujor mund të kenë një fushëpamje të mirë, por kjo nuk do të thotë që patjetër duhet të vendosin, apo nëse vendosin duhet të jenë më të qartë.

11- Peshqit

Deri në datën 21 do jenë të mbyllur në veten e tyre ose do hahen me veten e tyre. Kjo sepse Afërdita dhe Mërkuri i mbyll pak, domethënë, marrëveshje, kontakte, biseda, prapaskena, njerëz nga e kaluara që rikthehen dhe nuk dalin hapur, që tregojnë se kanë disa kundërshtime. Njerëzit që dëshironin të bashkëpunonin me Peshqit tani do jenë kundër tyre. Të kenë vëmendje Peshqit për takime të fshehta, për romanca të fshehta, për fjalën e dhënë që kanë dhënë më herët e nuk i mbajnë dot.

10- Gaforrja

Gaforret do kenë vonesa në marrjen e të dhënave ekonomike ose të bashkëpunimeve ose të punëve që kanë bërë. Marrëdhëniet me të tjerët do ngecen përsa i përket sqarimit ose dhënies së detyrimeve që kanë të tjerët ndaj Gaforreve. Njerëz dhe problematika nga e kaluara do dalin në pah gjatë muajit Shkurt. Situata fillon të qetësohet pas datën 25, do bëhen më romantikë dhe më të qetë.

9- Virgjëresha

Deri në datën 21 duke qenë se është Mërkuri i kundërt në Ujor ju do shikoni më mirë rrugëtimet në punën tuaj. Diskutimi në lidhje me një punë të re apo projekt të ri mund të ketë disa pengesa ose një partneritet që nuk do ju hapë kollaj rrugën. Duhet të prisni pas datës 21 që të mos keni vështirësi dhe të filloni të nënshkruani dhe të filloni të nënshkruani më kollaj në një punë. Hëna e Re në datën 11 do jetë shumë e mirë, do fillojnë të marrin një lajm të mirë pune, por ju lutem mos nënshkruani direkt, shikoni kushtet e kontratës.

8- Binjakët

Binjakët do përfshihet me disa çështje ligjore, ose komunikimet apo udhëtimet që kanë me jashtë. Të gjitha ato gjërat që dukeshin se i kishin ezauruar, ose dokumentacionet që dukeshin në rregull, gjyqet apo ligjet që mendonin se i kishin në rregull, do kenë vonesa, problematika, do dalë ndonjë problem në shkrimet apo çështjet ligjore që mund të kenë firmosur në Janar, kështu që dua të jenë të vëmendshëm në të gjitha projektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe komunikimin me jashtë. Nga data 25 Afërdita në shenjën e Peshqve do i japë famë, emër dhe do pretendojnë një mirëqenie në karrierë ose në jetën personale, erotike.

7- Demi

Demët me Ujorët nuk shkojnë mirë, por janë të vetmit që mund të bashkëpunojnë mirë me një Ujor. Kjo do të thotë që në këtë periudhë do kemi bashkëpunime të rëndësishme të Demve me Ujorët, do ecin dhe përparojnë. Demët do kenë më përparësi këtë periudhë në lidhje me karrierën, me punën, por Mërkuri i kundërt tregon që do kemi pengesa, vonesa dhe një problematikë me eprorët ose dhe me ligjin për të marrë një pozicion ose për të vendosur një rrugëtim të ri. Pas datës 25 gjërat fillojnë dhe marrin një përparësi, jeta erotike fillon dhe shkëlqen në fund të Shkurtit.

6- Dashi

Dashët janë futur në një vit me fat, kanë shumë qëllime, shumë iniciativa të reja, jeta e tyre sociale po merr për mirë, por mund të keqkuptohen kështu që atje ku ishin mirë në një jetë sociale, apo ku kishin famë dhe një emër i mirë, ky emër do lakohet për keq, do lakohet në një mënyrë jo pozitive. Të shmangin veprime e paqarta, shoqëritë jo të mirënjohura etj sepse mund t’u prishet emri i tyre.

5- Luani

Luanët janë në një muaj bashkëpunimesh dhe sqarimesh të marrëdhënieve kontradiktore që mund të kenë pasur në çift ose keqkuptimeve. Në fushën e bashkëpunimeve që pas datës 11 hapen mundësi të reja dhe Luanët do kenë një mundësi të lëvizin, të jenë më të lirë dhe të bëjnë diçka të re në jetën e tyre. Çështjet ekonomike do i shikojnë në datën 27, plotësojnë një qëllim të tyre.

4- Akrepi

Janë në vendin e katërt sepse do merren me shtëpinë, me biznesin e tyre, me pronën apo çfarë mund të kenë ata. Duhet të kenë kujdes në shit-blerjen e pronave deri në datën 21 dhe në rikthimin e një marrëdhënie e cila nuk ka qenë e mirë më përpara. Nëse e rikthejnë në këtë periudhë nuk do ishte një rikthim i mirë. Duhet të presin datën 21 për të vendosur për një bashkëpunim ose rikthim me dikë që nuk ka shkuar mirë.

3- Shigjetari

Shigjetari planifikon udhëtime, plane, projekte strategjike dhe shkencore. Do udhëtojë shumë, do marrë dhe do japë shumë mesazhe dhe do modernizohet shumë. Do i sugjeroja që përveç tendencës modernizuese dhe teknologjisë që duan të fusin në jetën e tyre, të kenë kujdes kur blejnë kompjutera, makina, mjete komunikimi, telefona sepse deri në datën 21 këto nuk janë të këshillueshme, ose dalin me defekt ose kanë probleme nga mbrapa. Pas datës 21 mund të flasin për një karrierë të mirë, ose pozicionim të mirë ata që kanë luftuar për karrierë. A ta që kanë luftuar mund të zënë një pozicion të mirë në datën 27.

2- Peshorja

Muaj shumë erotik dhe estetik, do merren me modën, artin, aq sa munden. Mendoj që ky është një nga muajt që do përqafojnë më shumë erotizmin, madje njerëzit që kanë gabuar ndaj tyre, do duan të rikthehen edhe një herë në jetën e tyre. Ky do ishte gabimi fatal, me njerëzit që kanë bashkëpunuar në të kaluarën ose kanë pasur marrëdhënie erotike, unë do thosha të mos i gënjejë mendja nga ky hov deri në datën 21. Një njohje e re mund të ndodhë në datën 11 qoftë bashkëpunuese ose erotike dhe duhet ta shohin me kujdes. Duhet të bëjnë kujdes me shëndetin, të merren me joga, ushqimin dhe me veten e tyre.

1- Ujori

Në jetën erotike Afërdita do bëjë ndryshimin, shumë Ujorë që nuk kanë gjetur një partner ose partnere do ta gjejnë. Shumë Ujorë që kanë vuajtur nga një marrëdhënie e vështirësuar që nuk janë shprehur dot, do fillojnë të shprehen lirshëm ose do gjejnë njeriun e duhur. Shumë Ujorë që nuk kanë mundur të merren me veten e tyre, me estetikën, talentet etj do fillojnë të merren. Shumë Ujorë që kanë bërë plane në Janar dhe nuk kanë parë ndonjë zhvillim mund të kenë një kthesë deri në datën 21, ti rishikojnë dhe një herë ato projekte apo iniciativa. Mund të takojnë dikë nga e kaluara që nuk do i pëlqejë, që do i fusin në rrugë tjetër, por këtë duhet ta shikojnë me kujdes vetë, ata janë vetë të zgjuar dhe menaxhues të mirë të situatës. Ujorët që nuk kanë gjetur një punë apo nuk janë të kënaqur me veten, do gjejnë një punë të mirë dhe do kënaqen me veten. Pas datës 25 do fillojë një periudhë e mirë ekonomike.