Përmes një statusi në Facebook, Ambasada Gjermane në Shqipëri ka uruar Kombëtaren shqiptare të futbollit për kualifikimin në Euro 2024 pas barazimit me Moldavinë.

“Shqipëria kualifikohet për në “EURO 2024”. Gëzohemi të kemi Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani” – shkruan Ambasada Gjermane.

Edhe pse barazim, Shqipëria siguroi vendin e saj në Europian, ndërsa ka dhe një ndeshje më Ishujt Faroe, rezultati i së cilës do të shërbejë vetëm për statistikë dhe për të ruajtur kreun e grupit. Aktualisht kombëtarja jonë e futbollit ka grumbulluar 14 pikë dhe është në krye të grupit E.