Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka dërguar kërkesë Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

Berisha është pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK-u i ka caktuar ish-kryeministrit masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë Sali Berisha ka refuzuar që prej fillimit paraqitjen në Gjykatë.

Për të njëjtën çështje u arrestua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”.

Sali Berisha, i ka cilësuar akuzat ndaj tij si “të pabaza dhe të motivuara politikisht.