Nga Adriatik DOÇI

(Dosja e SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës fluskë sapuni dhe llogari statistikash, fundos shtetin shqiptar në arbitrazh)

Afati për përfundimin e inceneratorit të Tiranës është në 2025.

Nëse është tejkaluar ndonjë afat, ligji parashikon sanksione. Kjo nuk ka lidhje me fushën penale. Nuk ka punë SPAK-u me afate pasi kjo zgjidhet administrativisht.

Procedura është bazuar në ligj. Por, edhe nëse ka devijime, nuk duhet të pengohet zbatimi i kontratës, pasi një gjë e tillë dëmton shtetin dhe favorizon koncensionarin.

Të gjithë të arrestuarit për shpërdorim detyre kanë zbatuar korrnizën ligjore. Në dosje nuk ka asnjë konstatim konkret të thyerjes së ligjit.

Tarifa 29 euro për ton është shumë e ulët. Zyrtarët duhet të dekorohen për mbrojtje të interesit publik dhe jo të ndëshkohen. Kostoja mund të shkonte 40 euro për ton. Pyesni pak sa është në vendet e rajonit? Në vendet e BE-së kostoja është 5 herë më e lartë.

Ka fryrje të kostos? Preventivi bazohet në manuale të miratuara nga qeveria. Nuk ka asnjë mundësi abuzimi.

Kjo dosje është një spektakël për statistika (të fusim sa më shumë njerëz në burg dhe t’ia tregojmë BE-së), yrysh dhe llokoçitje mediatike.

Dosja favorizon koncensionarin, duke i krijuar mundësi që të marrë paratë në Arbitrazh pa bërë asgjë.

Një gjë të tillë e paralajmëroi vetë Altin Duamani para disa muajsh, por nuk e di pse ndryshuan mendje rrugës.