Skrapari është një ndër zonat ku numërimi i votave ka përfunduar. Rezultatet përfundimtare tregojnë se Partia Socialiste ka marrë 3,547 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 2175 dhe Partia Demokratike 776 vota.

Në raport me zgjedhjet e vitit 2017, LSI në këtë bashki ka humbur afro 2200 vota, ndërsa PS ka një rritje me mbi 500 vota.

Skrapari është konsideruar si bastion i LSI-së, për shkak të vendlindjes së kryetarit të saj historik, Presidentit Ilir Meta dhe humbja e LSI–së duket si një braktisje e saj dhe Metës nga votuesit tradicionalë të kësaj zone.