BE dhe Banka Botërore ngrenë shqetësimin: “Korrupsioni qeveritar në financat publike është në një situatë alarmante…
Qeveria të zbatojë urgjentisht rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit!

Strategjia e re e menaxhimit të financave publike u prezantua sot në Tiranë, ku përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore ngritën shqetësimet për praktikat aktuale. Ambasadori Gonzato dhe Menaxheri Salinas theksuan nevojën për transparencë, llogaridhënie dhe luftë të zbehtë kundër korrupsionit në përdorimin e burimeve publike. Kërkuan nga qeveria që rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit të merren parasysh dhe të realizohen në mënyrë urgjente…, duke shtuar se është e domosdoshme të ruhet disiplina fiskale dhe të përmirësohet efikasiteti në përdorimin e fondeve publike.