Qifti” është një rubrikë satirike që, përmes humorit e satirës, do të mundohet të shprehë kritikën ndaj situatave të caktuara duke i mëshuar anës qesharake të personazheve, fenomeneve aktuale në shoqëri...

___________

 

Tregu i brekëve prej hekuri

O burra(!), se na doli një koleg i SPAK-ut, i cili me dikotominë e kësaj fjale gjuajti me çifte dhe saçmet e saj nuk po merret vesh kë kanë godit në shenjë… Por si njeri me trajnim të shkëlqyer në shkollën e komunikimit, më shumë i ngjanë atyre lojrave popullore “Kala dibrançe”, apo “Raqe, raqe, kiko, sa gishta janë këto?”, se sa një vazhdimi i një seriali të filmit të gjatë politik qysh nga 1944 me titull “Në ato maja rripa – rripa, herë ma hipe e herë t’a hipa”, ku lufta për pasardhësin në PS duket se do të jetë më e nxehtë se vetë stina e verës. Dosjet në SPAK janë përvëluese dhe, siç thonin etërit e Byrosë Politike, “kur përplasen dy vezë, njëra do thyhet”…
Se pastaj, edhe tregu i brekëve të hekurit nuk do t’u bëjë dermanë, megjithëse po shihet si treg në lulëzim…, përderisa askush nuk firmos tendera dhe po çirren ministrat për t’i ftuar shqiptarët në administratën shtetërore…

Qifti

_____

 

Ps:

Pamfleti “Tregu i brekëve prej hekuri” është një metaforë për situatën politike aktuale në vend. Në këtë treg, çdo ngjarje politike duket si një lojë e pashpjegueshme dhe e komplikuar, ku aktorët bien ndesh në mënyra absurde. Referencat ndaj lojrave popullore dhe humorit të freskët e bëjnë këtë pjesë të kuptueshme edhe nga lexuesit më të rinj.

Kritika ndaj luftës së brendshme politike dhe luftës për pushtet, të cilat shpesh mund të duken të pafundme dhe të paqarta, bëjnë që pamfleti të jetë i kuptueshëm për të gjithë ata që janë të njohur me situatën politike të vendit tonë…

Gjithashtu, përmendja e SPAK-ut dhe dosjeve përvëluese, së bashku me thirrjen e shqetësuar për të zgjidhur problemin e korruptimit në administratën shtetërore, e bënë pamfletin edhe më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm në kritikën e tij ndaj këtij sistemi që është instaluar në Shqipëri.

Me këtë pamflet, “Qifti” bën një bashkëndarje të humorit dhe kritikës së thellë sociale të aktualitetit…, duke sjellë njëkohësisht edhe një perspektivë të shqetësuar mbi realitetin e politikanëve tanë…

__________

Shoku i Qiftit