Nga Kastriot KOTONI

Në Tiranë, më 5 Maj, duke luftuar kundër mercenarëve fashistë, u vra anëtari i KQ të PKSH-së dhe sekretar politik i Rinisë Komuniste Qemal Stafa. Vdekja e tij ngjalli një urrejtje të madhe kundër pushtuesve fashistë dhe veglave të tyre, u bë nxitje për të shtuar radhët e luftëtarëve antifashistë.
Në Shkodër, më 22 qershor të atij viti, duke luftuar të rrethuar në një shtëpi kundër qindra karabinierëve dhe milicëve ,ranë dëshmorë komunistët Perlat Rexhepi, Branko Kadija dhe Jordan Misja. Në këtë betejë fashistët, pas dështimit të luftës kundër komunistëve, u detyruan ta bombardojnë me aeroplan.Në rrugët e Tiranës, duke luftuar me fashistët, ra heroikisht komunisti Misto Mame më 16 gusht dhe pas katër ditësh komunisti Mihal Duri.
Në librin e tij “Albania-Vendi që ze Skënderbeu në historinë e Shqipërisë” me autor Abaz Ermenjin jepen shkaqet që e sollën komunizmin në Shqipëri. Sipas Ermenjit shkaku kryesor ishte regjimi i korruptuar dhe antidemokratik i Ahmet Zogut. Së dyti largimi nga vlerat nacionaliste të “Kongresit të Lushnjes” i klasës së bejlerëve dhe agallarëve. Prapambetja e madhe e klerit musliman dhe orthodoks ndaj ndryshimeve të mëdha filozofike në evropë. Klasat e të pasurve dhe sidomos ato që kishin origjinë fetare orthodokse u bën një mblshtetje e madhe e lëvizjes komuniste. Korça që u tregua qyteti më komunist i Shqipërisë, ishte njëkohësisht edhe më i pasuri. Krahinat e jugut kishin një emigracion që krahas parasë sillnin dhe idetë.Shumë të rinj nga shtresat e të pasurve u vunë në krye të lëvizjes komuniste pa dallim feje pas vitit 1941 dhe kjo çoi në faktorizimin e kësaj force politike e cila deri në fillim të 1943 ishte për një luftë të përbashkët kundër okupatorit. Shkurt veprimet e Zogut i cili e përdori Shqipërinë si një mjet për ambicjet e tija dhe bashkë me rrethin e vet të dobët, shtetin shqiptar e përdorën si një pronë të tyren. Ermenji shkruan në vazhdim për Zogun: “Sikur të kishte qenë një udhëheqës i i madh, i frymëzuar nga dashuria e krijimit dhe lartësimit të popullit shqiptar, mund të kish gjetur elemente për të formuar një rreth të shëndoshë, se i tërë kombi nuk ishte kalbësirë. Por mbasi Zogu nuk qëlloi i asaj natyre, duhet thënë haptasi se as populli shqiptar, në tërësi nuk ishte i asaj lartësie sa të vetqeverisej me mënyrat demokratike që kanë zënë vend në botën e qytetëruar të Perëndimit pas një evolucioni shumë të gjatë. E pamë se si, nga viti 1913 e gjer më 1937, (përveç vitit 1920 ku shqiptarët, nga frika e copëtimit, treguan një solidaritet të vërtet kombëtar). Ditët e para të prillit kanë lënë një mbresë të pashlyeshme në kujtesën e popullit shqiptar. Gjithkush e paramendonte se regjimi i Zogut ishte i dënuar të mbaronte në atë mënyrë mbasi nuk mund të mbahej pa ndihmën financiare të jashtëme dhe nuk mbështetej në një vullnet kombëtar të vërtetë. Por askujt nuk i kish shkuar në mend se ata që kishin drejtuar deri atëherë kombin dhe shtetin shqiptar të tregoheshin aq të dobët. Vetëm populli dhe djalëria buçitën në këmbë si një trup i vetëm dhe kërkuan që të gjithë të vdisnin, burra e gra, i madh dhe i vogël, si një valë e fuqishme në Tiranë” – thekson Ermenji.

Mjerisht, Zogu nuk u tregua i denjë për besimin që i dha populli nëpërmjet telegrameve ku edhe pse harroj vuajtjet që kish hequr nga regjimi i tij, iu lut atij “mbretit” të qëndronte. Mbreti u tregua njeri fare i rëndomtë dhe pa asnjë rremb heroizmi. Duke pasur gjithmonë frikë nga populli, luajti komedinë e qendresës sa për të gënjyer masat dhe për të përgatitur ikjen e tij. Por burrërinë e rracës shqiptare e tregoi Mujo Ulqinaku me shokët e tij që u bë copë e grima ndënë gjylet e Italisë. Sepse ishte kalbur klasa drejtonjëse e gjerahershme, gjaku i shqiptarit vlonte akoma, si në kohlt e lashta, në rrembat e popullit.