Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Greqia ka sjellë një avion tip Canadair CL 415 për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri.

Sipas Peleshit, ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren.

Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, ka shprehur mirënjohje ndaj partnerëve të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla.

Avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.