Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për djalin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj.

Padia ishte regjistruar më 23 gusht të këtij viti me kërkesë të Alteo Malajt.

Vendimi është marrë nga gjykatësi Kaçe Agolli, duke detyruar kështu ish-gjyqtarit Malaj që t’i qëndrojë larg djalit të tij.

Alaudin Malaj pas më shumë se 27 vite karrierë në drejtësi ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë me kërkesë të dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.