Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri.

Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 168 raste të reja me coronavirus, ndërsa katër qytetarë kanë humbur jetën.

Aktualisht në dy spitalet Covid po marrin trajtim 164 pacientë, 14 në terapi intensive, dhe pesë janë të intubuar.