Virusi i gripit bllokon infektimin nga Sars Cov 2. Sipas analizave rezulton se viroza e stinës e shkaktuar nga rinovirus, ndez një përgjigje imunitare që shërben si pengesë për replikimin e Sars Cov 2 në qelizat e traktit respirator.

Studimi është kryer nga grupi kërkimor i Universitetit të Glasgoë dhe është publikuar në revistën shkencore të Sëmundjeve Infektive.

Kërkime të mëparshme kanë treguar se ndërveprimet me viruse të tjerë respiratorë mund të influencojnë llojin dhe gravitetin e infeksioneve tek individët, mënyrën si transmetojnë dhe infektojnë të tjerët.

Në laborator, kërkuesit fillimisht kanë infektuar qelizat respiratore njerëzore me Sars Cov 2. Më pas është ndjekur mjedisi qelizor ku janë verifikuar infeksionet, si në rastin e prezëncës apo të mungesës së rinovirus.

Në rastin e pranisë së virusit të gripit, rezultoi se u aktivizua përgjigjja imunitare, e cila bllokoi mjedisin për replikimin e koronavirusit, duke krijuar një mbrojtje të përkohshme për organizmin.

Studimi po vijon për të kuptuar më shumë çfarë po ndodh në nivel molekular gjatë këtyre fazave dhe ndërveprimit të dy viruseve në të njëjtën kohe në të njëjtin organizëm.