Burime për Vala News bëjnë me dije se ditën e hënë Partia Socialiste do të fillojë procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga posti i tij aktual.

Ndërkohë në rrjetet sociale, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se sapo të mbarojë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit, do i bëhen gati dokumentet për pension presidentit Ilir Meta.

“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit”, shkruan Balla në një postim në Twitter.