Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve policore, rreth orës 11:45 është konstatuar një makinë e djegur tërësisht. Brenda automjetit u gjet kufoma e djegur e Fëllënxa Shirja 45 vjeç.

Nga kontrolli në zonën përreth, forcat e policisë gjetën të vetëvarur në një pemë bashkëshortin e 45-vjeçares, Bilbil Shirja 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.