Procesi i numërimit të votave po vijon në të gjithë vendin. Deri në këto momente janë numëruar në rang 31% e kutive të votimit, ku PS është në avantazh, PD në rritje, ndërsa LSI në rënie.

Nga rezultatet e deritanishme kryeson Partia Socialiste me 49.55%, PD me 38. 71, LSI 7.14%.

Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, përfshirë edhe Dibrën, ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Nga kutitë e numëruara deri më tani në 1614 qendrat e votimit nga 5199 në total, 24271 vota rezultojnë të pavlefshme dhe 448589 të vlefshme.

Mëngjesin e sotëm u publikua rezultati i parë i zgjedhjeve nga njësia 10, ku u aplikua votimi dhe numërimi elektronik. Në këtë njësi PS doli fituese me 6007 vota, ndjekur nga PD me 4550 dhe më pas LSI me 628, ndërsa PSD ka marrë 208 vota..