Një gropë rreth gjashtë metra e thellë dhe dymbëdhjetë metra e gjerë u hap sot në mesditë në rrugën “Zenodossio”, në Torpignattara në Romë të Italisë.
Hapja e gropës së madhe bëri që dy makina të fundoseshin, një “Mercedes SUV” dhe një “Smart”, të cilat ishin parkuar përgjatë rrugës.
Zjarrfikësit dhe oficerët e policisë lokale mbërritën në vend dhe vendosën perimetrin e sigurisë, duke bllokuar të gjithë zonën. Sipas të dhënave paraprake, rruga u shemb për shkak të një defekti në tubat e ujit që shkaktoi përmbytjen e një garazhi.