Kryetari i Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme do të jetë Lulzim Basha.

Ai u rizgjodh si kreu i selisë blu pasi mori mbi 32 mijë vota të anëtarësisë së PD-së në votimet që u zhvilluan të dielën e 13 Qershorit.

Këtë të hënë, kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana, shpalli zyrtarisht Bashën si fitues të garës.

“Bazuar në të dhëna, Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD, zotin Lulzim Basha”, tha Gjana.

“Bazuar në të dhënat zyrtare rezulton se nga 75067 anëtarë kanë votuar 41097 anëtarë. Vota të pavlefshme 413; vota të vlefshme 40684. Kadilli 781 vota, Edith Harxhi 901 vota, Shehaj 6038, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 32882 vota”, tha Gjana.