Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të 8 kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës nën akuzë për korrupsion. Kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin e gjëndjes shëndetësore të fëmijëve të ish-gjyqtares.

Ku përveç djalit të saj që ka probleme të shëndetit mendor, sipas akt-ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur shfaqur probleme psikologjike.

Por, në fund, gjykata ka refuzuar sërish, duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”.