Drejtoria Arsimore Rajonale në Berat ka shkarkuar nga detyra mësuesin Engjëll Bregu, i cili ishte rikthyer në detyrë, pavarësisht një dënimi me burg që kishte kryer për akuzën e pedofilisë.
Juristja e Zyrës Arsimore në Berat, Marilda Frashëri tha se ky institucion nuk ishte dijeni në lidhje me dënimin e Bregut, dhe me marrjen e këtij informacioni nga mediat, 62-vjeçari i është shkarkuar nga detyra.
Prej disa ditësh Bregi ishte emëruar si mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës”. Prindërit e fëmijëve kanë shpehur këtë shqetësim për mediat, duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla.