Prokuroria e Elbasanit depozitoi sot në Gjykatë kërkesën për caktim mase sigurie arrest në burg për katër të miturit e arrestuar për ngjarjen në Gramsh.

Akuza ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Kujtojmë se pak ditë më parë u vra me thikë në ambientet pranë shkollës së tij, 15-vjeçari Fatjon Bici.