Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit është një shtetas portugez.

Portugezi dyshohet është larguar jashtë vendit, dhe mësohet se ka përdorur pikën Kufitare të Kapshticës.

Kujtojmë se ish-kandidati për deputet në siglën e Partisë Social Demokrate, në 2021 Ardian Nikulaj që aktualisht synonte një vend në këshillin bashkiak në Bashkinë e Lezhës u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë.