Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mendon se ajo që po ndodh me botën dhe sidomos me ekonominë në Amerikë, është një provë nga Zoti për të.

Sipas Trump, pandemia e COVID-19 është një provë e sjellë nga Zoti që ai të rindërtojë sërish “ekonominë më të mirë të historisë së botës”.

“Çfarë kemi arritur bashkë dhe çfarë jemi duke bërë është thjesht një mrekulli me ekonominë dhe do ta bëjmë sërish.Ne ndërtuam ekonominë më të mirë në gjithë historinë e botës dhe tani më duhet ta bëj sërish. E dini çfarë është kjo? Është Zoti që po më teston. Ai më tha, ti e bëre njëherë dhe unë ju përgjigja: “A bëra një punë të mirë Zot? Unë jam i vetmi që mund ta bëj.” Ai m’u përgjigj se s’duhet ta thoja këtë dhe tani duhet ta bëjmë sërish nga fillimi. Rashë dakord, por nëse e bëra njëherë do ta bëj sërish,” – u shpreh Trump gjatë fjalës së tij përballë mbështetësve në Minnesota.