Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA, deklaroi se nuk pret që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm për të gjithë amerikanët.

“Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë një miratim të detyrueshëm të vaksinimit, veçanërisht për publikun e gjerë”, mësohet të ketë thënë ai gjatë një forumi online.

“Nëse dikush refuzon vaksinën, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Ju nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë”, deklaroi mjeku amerikan. Komentet e tij bien ndesh me ato të kryeministrit australian, Scott Morrison, i cili tha se vaksinimi, mund të bëhet I detyrueshëm për të gjithë australianët.

Sipas Faucit, dhjetëra miliona doza vaksinash mund të jenë të gatshme nga fillimi i vitit 2021. Ndërsa ilace si remdesiviri dhe deksametazoni kanë dhënë rezultate premtuese sidomos tek pacientët e sëmurë rëndë me Covid 19, tani fokusi po spostohet tek nevoja e trajtimit që në fazat e para të sëmundjes.

Krye-eksperti amerikan 79-vjeçar këmbëngul se infeksioni duhet goditur që në fillim më antivirale, antitrupa monoklonalë dhe plazmë konvaleshente.